Berisha: Përshëndes ata qindra shqiptarë, guerrilas të demokracisë që protestuan dje kundër narkodiktatorit Rama

Hënë, 25 November 2024 19:14
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në nisje të konferencës së tij me mediat, ka përshëndetur edhe njëherë protestën e djeshme kundër Edi Ramës në Londër.

Sipas Berishës, ata qindra shqiptarë që protestuan, janë guerrilas të demokracisë, të cilët denoncuan vjedhësit, hajdutin kryesor të kombit si të tillë dhe suitën e tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëdita dhe përshëndetje gazetarëve të pranishëm në sallë dhe të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë takim me shtypin.

Së pari dua të shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj bashkëatdhetarëve tanë në Londër, të cilët me një kurajo dhe përgjegjësi të lartë qytetare, i dëshmuan Londrës, Britanisë së Madhe dhe mbarë kombit shqiptar se Edi Rama ishte jo vetëm i padëshirueshëm me suitën e tij elektorale në Londër, por ai u soll aty tipikisht si një narkodiktator.

Rojet dhe badigardët e tij ndërmorën aktet brutale të dhunshme, thyen kafka, plagosën, zvarritën demonstrues paqësorë vetëm e vetëm se ata me guxim kërkuan nga Edi Rama të largohej.

Denoncuan vjedhësit, hajdutin kryesor të kombit si të tillë dhe suitën e tij.

Unë përshëndes sot të gjitha ata qindra shqiptarë, ata dhjetëra e dhjetëra guerrilas të demokracisë që protestuan dje kundër narkodiktatorit Edi Rama.

I uroj të shpejtë Ilir Meshit dhe të gjithë demonstruesve paqësorë të lënduar nga banditë të paguar, badigardë, anëtarë të bandave kriminale që shoqëronin Edi Ramën në atë takim.

U bëj thirrje emigrantëve shqiptarë, të gjithë shqiptarëve jashtë vendit të ndëshkojnë Edi Ramën më votën e tyre.

Të demonstrojnë fuqishëm ndaj çdo paraqitje të tij elektorale.

Aktet e dhunshme ndaj atyre që ky i ka përzënë nga Shqipëria, përbënin një krim dy herë më të shëmtuar.

Një kryeministër me zero tolerancë ndaj kundërshtimit dhe kundërshtive është një narkodiktator i shëmtuar dhe meriton të kundërshtohet dhe vetëm të kundërshtohet.

Edhe njëherë, mirënjohjen më të madhe atyre që organizuan, atyre që morën pjesën dhe atyre që nga ajo sallë dëshmuan se Edi Rama ishte aty me banditë, kriminelë, njerëz pa kod dhe moral.

Për herë të parë, një kryeministër thyen kocka të kundërshtarëve politikë në sallë për faktin e vetëm se ata ia përplasën në fytyrë ato që meritonte.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...