Sokol Sadushi është përveçse kryetar i Gjykatës së Lartë, për vitin elektoral të Ramës do të jetë edhe një ndër njerëzit që do ketë në dorë ‘shantazhin’ ndaj njerëzve të drejtësisë së re. Siç edhe ka ndodhur këto vite me njerëzit e drejtësisë, ku për t'u emëruar në poste nuk janë përdor si kriter ndershmëria dhe përgatitja profesionale, por bindja ndaj partisë dhe më së shumti janë promovua njerëz që janë më të shantazhueshëm.
Ditën e sotme (2 dhjetor 2024) në presidencë është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, mes tyrë është edhe i famshmi Sadushi, i cili do të ketë në dorë vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Pra, njeriu që shfaqet publikisht me shallin komunist lidhur për qafe, për të ngritur lart një kohë të cilën ai e quan të lavdishme, regjimin komunist, do të përcakotojë tani moralin e njerëzve të drejtësisë së re.
Në moralin e Sadushit, shalli i kuq, simbol i regjimit gjakatar të Enver Hoxhës, është shall lavdie për të dhe moralin e tij.
Tashmë i gjithë sistemi do të gjykohet edhe moralisht, sepse de facto ka kohë që ndodh nga Enveri i ri, Edi Rama, i cili ngriti Sadushin në kupolën e drejtësisë së re pikërisht për këto arsye.
Bindja ndaj shallit të kuq (për simbolikën që mbart) do jetë kriteri që do përdorë Sadushi dhe banda e tij, për çdo promovim në sistem.
Në çdo vend demokratik, Sadushi e sadushë të tillë nuk do mund t’i afroheshin dot më sistemit të drejtësisë pas veprimeve të tilla, në Shqipërinë e Edi Ramës ata ngjiten në majën e sistemit.
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.
Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e ne vojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksioneve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi.
Ai mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ky Këshilli shqyrton dhe i rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme.
Organet e emërtesës, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, emërojnë dhe zgjedhin gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese ndërmjet tre kandidateve të renditur në tri vendet e para nga Këshilli. Kuvendi zgjedh Inspektorin e Lartë të drejtësisë ndërmjet pesë kandidatëve të renditur në pesë vendet e para nga Këshilli.
Në rastin kur këto organe të emërtesës nuk arrijnë të emërojnë dhe zgjedhin kandidatin, i emëruar në detyrë është kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Mes 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, fitues janë;
Marjana Selimi – anëtare
Ilir Toska -anëtar
Marsida Xhaferllari – anëtare zëvendësuese
Mes 17 kandidatëve nga Gjykata e Lartë, fitues janë;
Sokol Sadushi, anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025
Medi Bici, anëtar zëvendësues
Mes prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshëm, fitues janë;
Alma Muça- anëtare
Thoma Jano- anëtar zëvendësues
Mes 45 kandidatëve të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit, fitues janë;
Fuat Vjerdha – anëtar
Enkela Vlora- anëtare
Elvana Ciçolli- anëtare zëvendësuese
Mes 9 prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fitues janë;
Irma Balli- anëtare
Etjen Kapo- anëtar
Genti Xholi- anëtar zëvendësues
Mes 10 gjyqtarëve kandidatë nga Gjykatat Administrative, fitues janë;
Nafije Hasko- anëtare
Bezart Kaçkini – anëtar zëvendësues
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.