Vota e diasporës/ Berisha: Rama po bën gjithçka që ta pengojë, nuk e ka dashur kurrë. Janë në një kaos të vërtetë

E Enjte, 05 December 2024 18:37
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me drejtuesit e qarqeve të PD-së në Shqipëri, ku fokusi kryesor ishte organizimi dhe lehtësimi i procesit të votimit për shqiptarët jashtë vendit.

Ai përgëzoi drejtuesit për angazhimin dhe punën e tyre për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme. Berisha theksoi se mbi 1.5 milionë votues shqiptarë ndodhen jashtë vendit, duke e cilësuar këtë si një dimension thelbësor të procesit zgjedhor.

Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për përpjekje për të sabotuar këtë proces dhe për moskrijimin e lehtësirave të nevojshme për votuesit jashtë vendit. Lideri demokrat e cilësoi Partinë Socialiste si një organizatë mafioze që ka humbur çdo lidhje me vlerat socialiste dhe qëndron në panik për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.

FJALA E BERISHËS:

E thirra këtë takim me ju, për të ju përgëzuar për punën që keni nisur dhe zhvilluar në mënyrë që të konkretizohet me sa më shumë sukses, vota e shqiptarëve jashtë vendit, si një dimension themelor i këtij procesi elektoral. 
Po të kemi parasysh faktin se, votues shqiptarë janë më shumë jashtë se sa brenda, atëherë është një mision i vërtetë, angazhimi ynë për të krijuar çdo lloj lehtësimi dhe mundësie, që këta mbi 1 milionë e gjysëm votues që ndodhen jashtë, qytetarë shqiptarë me të drejtë vote që ndodhen jashtë, të mund të shprehin vullnetin e tyre politik, për kandidatët, kandidatet, forcat politike që ata u besojnë.
Në këtë aspekt, roli juaj është shumë më i madh dhe i PD.
Ndërkohë dua të ju njoftoj se përfaqësuesit tanë, në të gjitha proceset dhe takimet po bëjnë gjithçka për të garantuar një proces, jo përjashtues siç e do narkoqeveria, por një proces ku shqiptarët kudo që janë, me çdo dokument identiteti si shqiptar, të mund të shprehë vullnetin e tij.
Ecuria në rrafshin zyrtar dhe burokratik, nuk është ajo që duhet të ishte, duhej të ishte më e shpejtë, por natyrisht Edi Rama përpiqet, një akt që nuk e ka dashur kurrë, bën gjithçka për ta sabotuar.
Ne qëndrojmë të hapur dhe të vendosur për çdo vendim që mundëson votën masive, pa diskrimimin të qytetarëve tanë shqiptarë, kudo që janë.
Këta, siç mund ta shifni janë në një kaos të vërtetë. 
Janë në panik të madh se ora e të vërtetës po afron, dhe ora e të vërtetës është dita e zgjedhjeve. Mirëpo vjedhjet e paimagjinueshme që kanë kryer, lidhjet me mijëra e mijëra fije me organizatat më agresive, kriminale, në Shqipëri, Europë dhe botë, e bën PS-në, që i ka ngelur vetëm emrin Socialiste se nuk ka absolutisht asgjë socialiste, pra këtë grup, ta quajmë të Edi Ramës, e bën një nga organizatat shtetërore më të rrezikshme, më kriminale në planet.
Nuk kemi të bëjmë me një organizatë kriminale siç është ajo e Partisë Komuniste të Koresë së Veriut, por kemi të bëjmë me një organizatë mafioze që nuk gjindet në asnjë planet tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...