×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama pret kryeministrin belg: Shqipëria meriton një vendim për të hapur negociatat

Hënë, 23 Prill 2018 16:58

Kryeministri belg Charles Michel ka zhvilluar një vizitë pune sot në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Pas takimit disa minuta, dy homologët kanë folur në një konferencë për mediat.

Kryeministri Rama ka falënderuar homologun e tij për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe qasjes së politikës së zgjerimit të BE-së. Rama ka theksuar si një mendim të përbashkët të të dyve se Shqipëria meriton vendimin për të hapur negociatat.

“Falënderime dhe mirënjohje kryeministrit të Belgjikës i cili e dha fjalën dhe e mbajti fjalën brenda një kohe të shkurtër, duke ardhur sot të vizitojë Tiranën dhe duke afirmuar miqësinë që na lidh dhe vullnetin dhe dëshirën e vendit që ai udhëheq për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë. Jemi takuar në mënyrë të përsëritur së fundi dhe kemi diskutuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë por jo vetëm por edhe për përpjekjet që mund të bëjmë së bashku për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar i cili nuk e pasqyron nivelin dhe cilësinë e shkëlqyer të marrëdhënieve politike. Edhe sot biseda u përqendrua tek progresi i bërë në adresimin e prioriteteve kryesore që e lidhin Shqipërinë me destinacionin evropian dhe diskutuam edhe për raportin e KE-së.
Ndamë mendimin se me marrjen e këtij rekomandimi nis një fazë e re për vendin sepse i gjithë procesi i integrimit është një proces për vendin dhe ardhmërinë e tij bazuar në një shtet modern dhe institucione demokratike për të cilin ndihmon shumë ky proces dhe nga ana tjetër folëm edhe për sfidat e mëdha që lidhen me këtë proces në vijim.
Ashtu sikundër e kam falënderuar drejtpërdrejt gjatë bisedave edhe sot kryeministrin Michel për mbështetjen e tij të vazhdueshme, inkurajime te tij dhe për gjithë mbështetjen që vendi i tij i jep Shqipërisë dhe qëndrimin ndaj procesit të zgjerimit në tërësi dua ta falënderoj edhe publikisht. Besojmë që Shqipëria meriton një vendim për të hapur negociatat. Jemi të vetëdijshëm që hapja e negociatave nuk është fundi i përpjekjeve tona por fillimi i një faze të re e të gjatë përpjekjesh, kemi besimin se në këtë fazë përpjekjesh kemi edhe mbështetjen e Belgjikës dhe partnerëve tanë”, deklaroi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...