×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Protesta e kuksianëve, prova që Arta Marku u vu nën urdhrat e Edi Ramës

Tuesday, 03 Prill 2018 16:36

Qytetarët kuksianë sapo ishin larguar nga pika e shkatërruar e konçensionarit ditën e shtunë, kur Fatmir Xhafaj doli në një konferencë për të recituar të njëjtin refren që do të dëgjohej më pas edhe nga Edi Rama. Ministri foli për dhunë barbare ndaj “pronës së përbashkët”, për “elementë me të shkuar kriminale” dhe për “skenarë kriminalë”. Reagimi i qeverisë ishte i pritshëm. Surprizë qe ai i Arta Markut, që iu bashkua korit të indinjuar qeveritar për dëmet e kompanisë private. Prokuroria e Përgjithshme mund të kishte nisur hetimet në heshtje, pa dhënë shkas për hamendësime se deklarata publike u dirigjua direkt nga zyra e Edi Ramës.

Arta Marku pranoi në deklaratë se “ishte në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit” dhe nxiste vartësen e saj në Kukës të hetonte shkelësit e ligjit. Siç u pa më vonë “shkelësit e ligjit”, prokuroria i gjeti vetëm mes protestuesve dhe asnjë në anën e policisë.

Fakt është që shkeljet e ligjit nuk munguan as në anën e uniformave blu.

Me urdhër të prokurorisë, u firmosën 23 urdhër-arreste. Shtëpitë e kuksianëve u bastisën në mesnatë, siç tregojnë familjarët e të arrestuarve. Një veprim i tillë  është shkelje e Kodit të Procedurës Penale, pasi të arrestuarit nuk u kapën në flagrancë dhe nuk akuzoheshin për vepra të rënda penale. Pavarësisht se prokurori nuk dha leje për arrestimet e të gjithëve në mesnatë, policia veproi njësoj në të gjitha rastet. A ka nisur prokuroria hetime për këtë shkelje?

Kuksianët e arrestuar pas protestës u transferuan në Tiranë me urdhër të prokurorit të çështjes. Por sipas raportit të Avokatit të Popullit, policia u gjet në disa shkelje të rënda ligjore. Që nga trajtimi çnjerëzor i protestuesve që u lanë pa ngrënë e deri tek mungesa e dokumentacionit në disa komisariate. Duke qenë se të arrestuarit janë përgjegjësi direkte e prokurorit, Arta Marku duhej të kishte nisur hetimet për drejtuesit e policisë, duke u treguar e paanshme në përballjen mes qytetarëve dhe qeverisë.

Nga qindra minuta pamje filmike u pa qartë se kuksianët e irrituar qëlluan me gurë ndaj policisë gjatë protestës dhe i vunë flakën pikës së konçensionarit. Por të njëjtat pamje tregonin se edhe policët qëlluan me gurë ndaj protestuesve. Për këto veprime të policisë, prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim, megjithëse në protestë u raportua për disa protestues të plagosur.

Faktet tregojnë se Arta Marku është treguar e njëanshme në hetimet për protestën e Kukësit dhe po përdoret nga qeveria si një vegël represioni. Prej disa ditësh, qytetarët janë në protestë të irrituar me arrestimet dhe një reagim nga Arta Marku do të ishte shumë normal këto ditë, edhe sikur ky reagim të vinte nga ERTV./ Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...