Video/ “Paratë e vjedhura nga Gjici shkojnë për fushatën elektorale të PS-së”

E mërkurë, 25 Prill 2018 11:07

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nëpërmjet një dalje për mediat nga Selia e PD-së ka denoncuar edhe një herë qindra tendera korruptive të Safet Gjicit të fituara pa garë, paratë e të cilave shkojnë për fushatë të Partisë Socialiste.

“Gjici nuk dha dje asnjë përgjigje për veprën penale të mashtrimit me tenderat publikë. Por duke ngatërruar drejtësinë me tenderat kërcënoi me drejtësinë e re tëe Edi Ramës, e cili e ka bërë super milioner me paratë e shqiptarëve. Dokumentet e PD-së vërtetojnë se tenderat janë fiktivë dhe se në tender merr pjesë vetëm Gjici”, tha ndër të tjera Salianji.

Deklarata e plotë

Safet Gjici nuk dha dje asnjë përgjigje përse ka kryer veprën penale të mashtrimit me tenderat publike, por kërcënoi me drejtësinë e re të Edi Ramës, i cili e ka bërë supermilioner me paratë e shqiptarëve.

Dokumentat e paraqitura nga Partia Demokratike tregojnë qartë se tenderat janë fiktive, se në tender merr pjesë vetëm Gjici, me dy kompanitë e tij kundër njëra- tjetrës dhe fiton njëra prej tyre, pra fiton Gjici.

Dy kompanitë, me të cilat drejtuesi politik i Ramës në Kukës thotë se nuk ka lidhje, quhen:

  1. 1. EUROGJICI SECURITY shpk dhe ka përfituar 250 tendera, me vlerë 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë dhe aktualisht është e vëllait të tij.
  2. 2. TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë, nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë. Toni është emri i djalit të Safet Gjicit.

Këto dy kompani, që “konkurrojnë” fiktivisht kundër njëra-tjetrës, kanë të njëjtën adresë fizike, të njëjtën adresë e-mail-i. Nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi:

  1. 1. Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht: Rruga “Adem Jashari”, Njesia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)
  2. 2. Adresa elektronike është e njëjtë: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

25.2 milion dollarët e përfituar nga Gjici nëpërmjet dy kompanive të tij, i janë dhënë duke prishur garën në tendera, duke falsifikuar dokumenta zyrtarë dhe duke i shkaktuar shtetit dëme me miliona Euro. Shkeljet janë të faktuara nga dokumentat e publikuara nga ne, dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimin për të çuar para përgjegjësisë penale abuzuesit e miliona Eurove.

Edi Rama që po zhvat qytetarët kuksianë për të kaluar “Rrugën e Kombit” dhe nuk ka ndërmend t’i lërë ata të kalojnë falas në rrugën e ndërtuar edhe me taksat e tyre, i tall kuksianët me premtime për abone, ndërsa kuksianit Gjici, me të cilin blen vota për të ruajtur pushtetin, i jep 25.2 milionë dollarë.

Skema e përdorur nga Gjici në mashtrim të plotë të ligjit, përbën vepër penale për të cilën prokuroria duhet të nisë hetim të plotë.

Krijimi i kompanive fiktive, prishja e barazisë në tendera, falsifikiki i garës si mbulesë që Gjici të konkurrojë me veten e të përfitojë miliona dollar, janë shkelje që meritojnë hetim te plote për Gjicin dhe pronarin e tij Rama.

/55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 13:58

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...