×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Nard Ndoka dyshon për shëndetin e kryeministrit

Tuesday, 03 Prill 2018 18:35

Deputeti i opozitës Nard Ndoka ka hedhur akuza të renda rreth shëndetit të kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë mediatike Ndoka tha se Rama me sjelljen kundër qytetarëve është duke kontribuar në shkurtimin e jetëgjatësisë së tij në pushtet. Ai pretendon se me ngjarjet e fundit kryeministri po shfaq edhe dobësitë e tij shëndetësore. “Po kontribon në vendimmarrjen tonë, po kontribon në shkurtimin e jetëgjatësisë së tij në pushtet. Është një kryeministër që nuk e kupton realitetin. Duke qënë një natyrë frikacaku përpiqet të bëjë trimin. Njerëzit që ka pranë vetes i thonë trimërou. Del në media, frymëmarrja i merret, shqisat e kanë lënë. Është futur në sherr me pedagogë, me aktorë, me qytetarë” tha Ndoka.

I pyetur për lënien e mandateve në parlament, Ndoka u shpreh pro, ndësa shtoi se me qëndrimin në parlament edhe opozita po përbaltet me zullumet e Ramës. “Eshte folur shpesh, nuk është nam për ta bërë një gjë të tillë. Për çfarë na shërbejnë mandate kur qeveria nuk dialogon me deputetët. Nëse do e bëjmë këtë do jetë fundi I kësaj qeverie. Jam pro. Nuk shoh ndonjë shprersë që kryeministri të refklektojë. Kjo tregon agoninë e këtij shteti. Është absurd të dënosh njerëzit që protestojnë për të drejtat e veta. Në protest kalohet caku, është e pranueshme. Sot kemi në pushtet njerëz që e dogjën vendin në 97-ën. Prezenca jonë ën parlament na përbaltos edhe ne me këtë pushtet” vijoi deputeti Ndoka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...