Shembja e Teatrit/ Veliaj në gjurmët e Ramës, dhunon artistët e u ndalon hyrjen në Bashki

E Enjte, 26 Prill 2018 13:08

Edhe pse kanë kërkuar që të jenë të pranishëm në mbledhje, artistët e Teatrit Kombëtar janë refuzuar nga ana e Bashkisë.

Pas tensioneve me Polcinë Bashkiake, një pjesë e artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, kanë mundur që të hyjnë në mbledhje.

‘’Duam rregulloren, pse po përjashtohemi”, është pyetja e ngritur nga ana e aktorëve.

Pika më e nxehtë e rendit të ditës së sotme është ajo që  kërkon që të vendoset për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat për marrveshje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat e Bashkisë së Tiranës. Kjo sipas këshilltarëve të opozitës bëhet për të përshpejtuar procedurat për tjetërsimin e hapësirave të Teatrit Kombëtar, duke ia kaluar një kompanie private.

Ndërkohë që jashtë sallës zhvillohej një protestë e aktorëve lidhur me fatin e Teatrit Kombëtar, Bashkia e Tiranës kishte vendosur që të mbyllte derën për ta. Edhe pse artistët kishin bërë kërkesë që të ishin prezentë në këtë mbledhje, vetëm 2 prej tyre do të futen në një moment të dytë.

31301410_751903341685503_830869175827169280_n.jpg

Login to post comments