×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vrasja në Kamëz, Meta apel: Mos lini që krimi të sfidojë shtetin

E Enjte, 26 Prill 2018 18:44

Presidenti Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime ditën e sotme për familjen e Agim Bucit, i cili humbi jetën pasi u qëllua për vdekje gjatë një tentative grabitje në biznesin e tij në Kamëz.

Me anë të këshilltarit të tij, presidenti Meta i ka uruar shërim të shpejtë, bashkëshortes së të ndjerit, e cila mbeti e plagosur në këtë ngjarje të rëndë.

Ndërsa nga ana tjetër, Meta ka kërkuar nga autoritet përgjegjëse kapjen e autorëve të ngjarjes dhe vendosjen e tyre para ligjit, për të marrë dënimin e merituar.

Presidenti i Shtetit, ka një apel të fortë edhe për institucionet përkatëse, duke u kërkuar atyre që të bëjnë më shumë për të garantuar sigurinë e jetës, paqen sociale, pronën e biznesin.

Madje shkon deri atje saç thotë se krimi po sfidon shtetin, duke u bërë një problem madhor për vendin tonë.

“Në emër të Presidentit Meta i përcolla sot ngushëllimet më të thella, solidaritetin njerëzor e institucional dhe mbështetjen e plotë, familjarëve dhe katër fëmijëve të qytetarit, Agim Buci, i cili humbi jetën nga përplasja me kriminelët që grabitën biznesin e tij.

Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë Merita Bucit, bashkëshortes së të ndjerit, e cila mbeti e plagosur në këtë ngjarje të rëndë. Presidenti Meta duke dënuar me forcë këtë ngjarje, apelon kapjen e menjëhershme të autorëve të krimit, nxjerrjen e tyre para drejtësisë dhe dënimin me të gjithë fuqinë e ligjit.

Presidenti Meta apelon se duhet bërë ende më shumë për të garantuar sigurinë e jetës, paqen sociale, pronën e biznesin, përballë një problemi madhor, siç është krimi, që vazhdon të sfidojë shtetin por edhe të marrë jetë të pafajshme njerëzish, në mes të qyteteve tona. Presidenti Meta do të mbështesë dhe do t'i gjendet pranë gjithmonë katër fëmijëve dhe familjarëve të Agim Bucit", - deklaroi këshilltari Asllani në emër të Presidentit Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...