Deklaratave të bëra nga gazetari i revistës Mother Jones, Dan Friedman, se LSI nuk i është përgjigjur pyetjeve të bëra prej tyre në lidhje me lobimin, zyra e shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim ironikisht i ka kërkuar gazetarit që bashkë me pyetjet të nisë edhe përgjigjet.
“Lidhur me deklaratat e kolegut të MotherJones, Dan Friedman në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, dëshirojmë të themi se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe MotherJones të kenë pyetje të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan, në mënyrë që ne vetëm t’i konfirmojmë”, thuhet në deklaratën për shtyp të LSI-së.