×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sherr në emision/ Arjan Çani i mbyll sqepin papagallit të Ramës

E Enjte, 26 Prill 2018 22:03

Në emisionin 360 grade në Ora news ka pasur një debat të ashpër mes dy gazetarëve të njohur Arjan Çanit dhe Denis Dyrnjajës, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre.

Gjatë fjalës së tij Denis Dyrnjaja po shpjegonte lidhjen e Macronit me Merkelin dhe bashkëpunimin e tyre me SHBA, dhe më pas ai ofendoi Çanin duke i thënë që: Ti je një njeri shumë i vogël, kur unë bëja gazetari ti haje një copë picë, ti nuk merr vesh nga asgjë dhe sidomos nga politika.

Më pas është kthyer Çani me tone të larta duke i mbyllur gojën: Po ti je idiot, do më tregosh mua nëse jam i njeri i vogël apo jo. Mos u merr me mua se nuk më njeh mire. Je thjesht një spiker i vogël lajmesh që unë nuk të llogaris fare. Mos kalo në ofendime personale se sqarohemi ndryshe bashkë.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 22:20
Login to post comments