×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Analiza e Lubonjës/ “Gjermania na ka lënë pezull për faj të Tahirit”

E Enjte, 26 Prill 2018 22:18

Analisti Fatos Lubonja, komenton rolin e Gjermanisë në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Lubonja thotë se për momentin qëndrimi i Gjermanisë në raport me Shqipërinë është më shumë “JO” sesa “PO”, por në këtë çështje sheh të përfshirë edhe rastin “Tahiri”.

 “Të them të drejtën, sepse deri tani jemi të informuar vetëm nga mediat pasi nuk kemi informacione nga andej. Unë e fus edhe Tahirin në këtë çështjen e negociatave. Nuk është aq e thjeshtë sa të thuhet “Fut Tahirin në burg që të marrësh negociatat”. Atë e fut drejtësia në burg dhe keta dhe ata e dinë. Unë them që edhe kjo ideja që “po tha Merkeli “po” është e prerë, nuk qëndron më. Thotë ajo “po”, por thotë Makron “Jo”, etj. Mendimi im është që ata na kanë lënë pezull. Është më shumë “jo” se “po” për mua” – tha Lubonja.

Ai është i ashpër me Ramën për të cilin thotë se me mënyrën si po qeveris, BE nuk duhet t’i japë oksigjen, por një ultimatum.

“Është antishqiptare ta futësh Shqipërinë në këtë gjendje dhe t’i japësh frymëmarrje kësaj qeverie që duhet ndëshkuar. Me arrogancën e këtij kryeministri që shkon dhe atje dhe na thotë të gjithëve “kazan”. Si mund ti japësh këtij frymëmarrje dhe për më shumë. Ky ka nevojë për ultimatum dhe jo konfirmim” – thotë Lubonja në analizën e tij. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...