Gazetari Ilir Demaliaj, në një lidhje direkte me Skype, gjatë emisionit 360grade të Artur ZHEJI-t u shpreh se kancelarja Merkel theksoi pas takimit me Ramën për shtetin e së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit, por sipas Demaliajt, çështja është se politika shqiptare është e tëra e inkriminuar.
Ilir Demaliaj: Merkel tha dy gjëra, do mbështesim reformën për shtetin e së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Problemi është se e gjithë politika është e inkriminuar. çani ka një të drejtë kur thotë se Evropa nuk ka një perspektivë. Sot në Evropën perëndimore 1 në 5 vetë nuk gjejnë dot punë. Në Evropën lindore ish komuniste ka të rinjtë nuk gjejnë dot punë dhe po ikin drejt perëndimit, që ka krijuar atë problemin që thamë më lartë. Në këtë pikë, politika në Evropën Perëndimore ka një rritje të ekstremitetit dhe kjo vjen pikërisht prej kësaj. Ne kemi një kulturë të tillë që çdo kryeministër e shet si sukses të vetin çështjen e integrimit.