Ish Kryeministri i vendit e ka cilësuar si një rekord të zi të narkoshtetit të Edvinit në prag të hapjes së negociatave raportin e fundit të vitit 2018 të Byrosë se Sigurisë Diplomatike të DASH. Berisha thotë se raporti e shpall Tiranën si vend me rrezik të lartë duke treguar kështu shkallen e lartë të mungesës së rendit dhe të sigurisë në vend dhe dështimin spektakolar të qeverisë.
Postimi i plotë i ish- Kryeministrit Berisha
Nje rekord tjeter i zi i narkoshtetit te Edvinit ne prag te vendimit per hapjen e negociatave!
Te dashur miq, ne prag te vendimit te shteteve anetare te BE per hapjen e negociatave, narkoshteti i Edi Rames shenon nje rekord tjeter te zi. Raporti i fundit i vitit 2018 i Byrose se Sigurise Diplomatike te DASH (Albania, Crime and Safety Report) shpall Tiranën si vend me rrezik te larte duke treguar keshtu shkallen e larte te mungeses se rendit dhe te sigurise ne vend dhe deshtimin spektakolar te qeverise se lidhur me krimin ne sigurimin e jetes dhe rendit te qytetareve shqiptar. Ketu me poshte keni nje shkrim te zgjeruar ne media lidhur me kete raport. sb
FOTO/ Alarmi nga SHBA: Shqipëria vend me rrezikshmëri të lartë për interesat amerikane
Tirana duket se është një vend me rrezikshmëri të lartë për krimet që prekin interesat amerikane. Ky fakt është bërë i ditur në një raport të Byrojsë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Raporti i vitit 2017 ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjendjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!
Në këtë raport shkruhet se:
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane.
Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, ryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore.