Thasët me drogë notojnë në Tale? Berisha publikon videon

Saturday, 28 Prill 2018 11:29

Nuk ka të sosur droga në Shqipëri, por ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku duket një thes që deti e ka nxjerrë në breg.

Berisha shkruan se disa thasë me mbeturina kanë dalë në bregun e bukur të Talës, ndërsa në fund ka vendosur ?!, duke aluduar se nuk bëhet fjalë për mbeturina por për drogë.

Në videon e publikuar nga Berisha duket një thes i zi, ku i janë ngjitur edhe disa mbeturina, por duke parë edhe paketimin dhe qesen e përdorur të ngjan me mënyrën që trafikantë përdorin për të transportuar drogë.

Mesa duket thasët që kanë dalë në bregun e Talës, duhet të jenë të ndonjë skafi që trafikantët mund ta kenë hedhur drogën në det. /55News.al/

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 11:32

Video

Login to post comments