Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në Facebook dëshmitë dy nga 23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës. “Tronditëse! Abdi Haziri, një hero, baba me 3 fëmijë. Ai dëshmon se fëmijët janë pa bukë, nuk kanë çfarë të hanë nëse nuk shkon në shtëpi e t’ju çoj diçka. Lulzim Popa, një hero në sallën e gjyqit, një baba me katër fëmijë i bën gjyqin Edvin Kristaq Ramës dhe narkoregjimit të tij!”, shkruan Berisha.
Ndërkohë, seanca gjyqësore për 23 të arrestuarit në Kukës ka përfunduar, teksa gjyqtarja është tërhequr për të marrë vendimin.
Videoja: https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/984206138406960/