Video/ Alibeaj: Jemi në prag të rivendosjes së komunizmit...

Diel, 29 Prill 2018 11:09

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, e konsideroi shtresën e ish-të përndjekurve politikë si tharmin real të kësaj partie.

Alibeaj tha se me të drejtë ata mund të kenë qenë të pakënaqur apo kritikë ndaj PD-së, por asnjëherë nuk ia kanë hequr mbështetjen Partisë Demokratike.

 “Ndjej një obligim, kërkoj një ndjesë për atë çfarë nuk arritëm të bënim, është ende një mision i papërfunduar, rehabilitimi shpirtëror i tyre”, tha Alibeaj në fjalën drejtuar delegatëve në Kuvendin Kombëtar.

Deputeti demokrat tha se sot Shqipëria është në prag të vendosjes së komunizmit, ndërsa drejtoi një apel që shqiptarët kudo që janë duhet të gjejnë inspirimin e tyre politik, te ideologjia e djathtë.

“Duke qenë se opozita e vështirë si kjo e jona, është farkëtuese e moralit politik, së bashku me ndjesën, kemi nisur që tani iniciativën për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si një emergjencë për të kapërcyer dhe lënë pas makthin e komunizmit në Shqipëri”, tha Alibeaj.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 11:14

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...