Meta në Maqedoni: Shqiptarët faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon

Diel, 29 Prill 2018 11:22

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Strugë, ku u prit në mënyrë të ngrohtë e vëllazërore nga Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, këshilltarët e komunës, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të forcave të ndryshme politike dhe qindra banorë të qytetit.

Gjatë takimit të përzemërt që pati në ambientet e Komunës së Strugës, Presidenti Meta bashkëbisedoi me Kryetarin e Komunës dhe këshilltarët rreth rolit të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për momentin e rëndësishëm që po kalojnë të dyja vendet në aspektin e integrimit evropian, perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike, etj.   

“Struga është një qytet jashtëzakonisht i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Është një nga qytetet tona më të bukura. Është e gjitha një trevë me tradita të jashtëzakonshme patriotike me një rol të fortë në historinë e mbarë kombit, me figura të shquara për pavarësinë e Shqipërisë dhe në vazhdimësi. Vijmë në një moment të mirë, Shqipëria dhe Maqedonia sapo kanë marrë një rekomandim pozitiv nga KE për çeljen e negociatave dhe duhet të forcojmë të gjitha përpjekjet në javët që vijnë për të marrë dhe një vendim pozitiv nga këshilli i vendeve anëtare dhe në qershor”, - tha Presidenti i Republikës, duke u ndalur edhe zhvillimet në Maqedoni dhe pozitat e shqiptarëve.

“Besojmë që në Maqedoni është bërë një progres i rëndësishëm sidomos gjatë viti të fundit dhe këtë besoj e tregon edhe pozita e shqiptarëve. Për herë të parë kemi një kryetar të parlamentit që është zgjedhur nga forcat politike shqiptare. Po kështu kemi një vendosmëri të një shumice për të filluar sa më shpejt zbatimin e ligjit për gjuhën, që do t’i japë një zgjidhje të munguar deri tani, e që nuk është një privilegj që i bëhet popullit shqiptar, por një detyrim, është një domosdoshmëri.

Përveç të tjerash, besoj që edhe zgjedhja e emrit është më pranë se asnjëherë tjetër me Greqinë, gjë që do të ndihmojë Maqedoninë të ketë një frymëmarrje tjetër në të gjitha proceset, jo vetëm të anëtarësimit në NATO, të çeljes së negociatave me BE-në, por edhe një zhvillimi më të qëndrueshëm ekonomik. Ky është një interes i madh edhe i Shqipërisë, sepse Maqedonia është një vend fqinj, por jo vetëm kaq. Edhe për arsye se shqiptarët këtu janë një faktor i rëndësishëm dhe fatmirësisht një faktor pozitiv për stabilitet, për integrimin evropian për anëtarësim në NATO dhe unë besoj që edhe në nivel vendor është shumë e rëndësishme të rrisim rolin e komunave në këto shkëmbime”, - theksoi Presidenti Meta.

Pas këtij takimi, Presidenti i Republikës zhvilloi edhe një vizitë të shkurtër në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku studiojnë dhe punojnë të rinj nga rajoni dhe nga Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...