VIDEO/ Këlliçi: Rinia është e vendosur për largimin përfundimtar të Ramës

Diel, 29 Prill 2018 11:35

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë demokratike, i cili është duke u mbajtur në Pallatin e Kongreseve, e ka marrë fjalën edhe Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili u shpreh se sot truri po ikën nga Shqipëria, vendi po zbrazet dhe mjerimi po pllakos kudo.

“Sot kemi një zgjidhje, largimin e Edi Ramës nga qeveria dhe mundësisht nga Shqipëria”, theksoi Këlliçi në fjalën drejtuar delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Sipas tij, vetëm demokratët e bashkuar janë e vetmja rrugë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Më poshtë videoja e plotë e fjalimit.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 11:52

Video

Login to post comments