Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryetarja e Lëvizja Socialiste pë Integrim, Monika Kryemadhi, po zhvillojnë një takim kokë më kokë në Hotel "Rogner".
Burime për "55news.al" bëjnë të ditur se, në takim po diskutohet ecuria e aksionit opozitar kundër qeverisë.
Ky takim vjen menjëherë pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku ndër të tjera, kryedemokrati Basha, përcaktoi dhe linjën e re të aksionit opozitar kundër qeverisë "Rama".
Kohët e fundit opozita e bashkuar, ka intensifikuar aksionin e saj ndaj keq-qeverisjes së socialistëve, por ajo që mbetet më tepër për t'u bërë është përkrahja e protestave masive qytetare që kanë nisur si pasojë e pakënaqësisë popullore./55news.al/