“Banka e Shqipërisë të ndërhyjë në situata jashtë kontrollit”

Hënë, 30 Prill 2018 16:38

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, kërkon që Banka e Shqipërisë jo thjesht të monitorojë, por të ndërhyjë në rastet kur situata del jashtë kontrollit në raste të ndryshme ashtu siç në fakt ka ndodhur në muajt e fundit me luhatjet e forta në kursin e këmbimit.

Këtë kërkesë deputeti i LSI e bëri gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku është miratuar rezoluta për miratimin e raportit të Bankës së Shqipërisë.

 “Të vendoset përveç "monitorimit" edhe "ndërhyrja" e BSH veçanërisht në situata jashtë parashikimeve, siç ishte forcimi i shpejtë i lekut, që vuri në vështirësi shumë eksportues shqiptarë”, tha ndër të tjera Haxhinasto. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 11:27
Login to post comments