×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Raundi i parë i bisedimeve me Shqipërinë, reagon ministria greke

Tuesday, 01 May 2018 10:19

Shqipëria dhe Greqi kanë zhvilluar raundin e parë të bisedimeve mes dy vendeve, lidhur me kufirin detar.

Takimi i parë është mbajtur në Tiranë, ndërsa ishte Ministrja e Jashtme Shqiptare që njoftoi lidhur me nisjen e bisedimeve, duke shtuar se takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe bashkëpunuese.

Për këtë takim, ka reaguar edhe ministria e Jashtme greke, ku përmes një njoftimi për mediat, ka publikuar të njëjtin njoftim, si Ministrja jonë e Jashtme.

“Raundi i parë i bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi zonat detare të kufirit u mbajt sot, më 30 prill 2018, në Tiranë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”., thuhet në njoftimin e dy ministrive.min-greke.png

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 10:22
Login to post comments