S’ka drejtësi për Ardit Gjoklajt, pa arrestimin e Erion Veliajt

Tuesday, 01 May 2018 13:46

Prokuroria ka apeluar ditën e sotme vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila disa ditë më parë vendosi që lërë të lirë nga të gjitha akuzat dy të arrestuarit për vrasjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklajt.

Por duket se kjo lëvizje e prokurorisë është vetëm sa për të tërhequr vëmendjen nga çështjet e tjera të madhe, siç është rasti i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që edhe pse është kokë e këmbë i përshirë në trafikun e drogës, ende nuk është marrë asnjë vendim për të.

Po ashtu, duke e ditur se përgjegjës për vdekjen e 17-vjeçarit, është direkt edhe Bashkia e Tiranës, nuk hetohet pasi drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama.

Kapja e drejtësisë fillo që me emërimin në krye të Prokurorisë së Përgjithshme të Arta Markut, ndërsa ajo tashmë ka filluar që punojë për kryeministrin Edi Ramën.

Dhe kapja e Reformës ka qenë angazhim kryesor i Edi Ramës, sepse nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të mbrojtur Vangjush Dakon, Qazim Sejdinit, Saimir Tahirin dhe shumë personazhe të tjera të së majtës, që publikisht dihen lidhjet e tyre me bandat e drogës.

Drejtësia për vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklajt nis nga arrestimi i Erion Veliajt, Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit.

Deri atëherë, nuk do të ketë drejtësi për familjarët e Gjoklajt.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 13:50
Login to post comments