Ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani rreth gjykimit të protestuesve ditën e sotme nga gjyqtarja e Kukësit Alma Ahmeti.
Ai është shprehur se gjyqtarja e Kukësit gjykon në Tiranë dhe se nuk dihet se mbi ç’ligj bëhet kjo.
Manjani zbulon se Alma Ahmeti është gruaja e shefit të komisariatit rrugor të Tiranës, Erion Ahmeti, dhe shprehet se vendimi i sotëm nuk është i saji, por i policisë.
“Lexojeni vetë pikën ë të paragrafit 1. Është neni 17 i Kodit të Procedurës Penale.
Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj.
Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit!
Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga gjykata por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkshortët për të justifikuar veten...
Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje!
Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar!
E përsëris: që prej orës 10:00 sot ata janë ligjërisht të lire”