"DASH denoncoi qeverinë se e ka shndërruar vendin në portë kyçe të drogës"

E mërkurë, 02 May 2018 12:10

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një dalje për mediat nga Selia e LSI-së, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike, u ndal te situata e rëndë kriminale që po kalon vendi, e vërtetuar tashmë edhe nga raportet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare.

Luan Rama tha se ajo që denoncon në raportin e fundit Departamenti Amerikan i Shtetit është një fakt shumë i rëndë, i cili në fakt është denoncuar vazhdimisht nga opozita por që ka pasur një reflektim in ekzistues nga ana e qeverisë.

“Shqipëria mbetet një rrezik i madh për shkak të pastrimit të parave të pista për shkak të korrupsionit të shfrenuar. Qeveria ka marrë në mbrojtje të akuzuarit për trafiqe. Shqipëria, portë kyçe e heroinës”, përmendi disa nga pohimet e raportit të DASH, Zëvendëskryetari i LSI-së.

“Të reflektojmë dhe të veprojmë menjëherë për të shkuar në qershor kur do të merret vendimi  për negociatat me një tjetër provë serioziteti. Ky është testi, kjo është prova, kjo është sfida për të parë se kush është realisht për çeljen e negociatave dhe kush shpërdoron dhe  tallet me këtë aspiratë të shqiptarëve”, apeloi në fund të deklaratës për shtyp Luan Rama.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 12:14
Login to post comments