×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Padi për ata që bllokojnë hetimin e Tahirit

E mërkurë, 02 May 2018 15:43

Kreu i Komisionit hetimor “Tahiri”, Edi Paloka ka paralajmëruar padi për institucionet që tentojnë të bllokojnë punën e komisionit. “Të gjitha institucionet kryesore që marrin urdhra nga Edi Rama s’kanë sjellë informacion. Do zbatoj pike për pike kodin penal për kë nuk jep informacion duke penguar komisionin hetimor”, tha Paloka duke e quajtur të qëllimshme mungesën e ardhjes së informacionit.

Debati ka qenë për pajisjen e deputetëve të komisionit me certifikatë sigurie që nuk e kanë të gjithë. Opozita akuzon kryeministrin që po pengon qëllimisht punën e komisionit, pasi DSIK është institucion në varësi të kryeministrit dhe është ai që nuk ka bërë pajisjen, ndërkohë që për informacion paraqet si argument mospasjen e kësaj certifikate nga deputetët.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 12:07
Login to post comments