Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, nëpërmjet një deklarate të mbajtur për mediat koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund
Ai inkurajoi në veçanti reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush.
Deklarata e plotë e Presidentit
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin tim të plotë me komunitetin e gazetarëve. Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush.
Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund.
Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.
Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.