‘Lajthit’ Balla i Ramës, flet dhe nuk di çfarë thotë

E Enjte, 03 May 2018 13:37

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla doli ditën e sotme në një prononcim për mediat, ku hodhi akuza të forta ndaj opozitës

Balla mendon se opozita po bllokon integrimin, duke hedhur baltë ndaj Shqipërisë në vendet e BE-së.

Por, në fakt ka qenë qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama që në 5 vite drejtim të Shqipërisë, ka bërë çmos që Shqipëria të rri në vend numëro.

A ka baltë më të madhe sesa korrupsioni që Rama ka kultivuar si kryeministër, ku nuk ka lënë tender pa marrë pjesën e vet.

A ka nxirje më të madhe të imazhit të Shqipërisë sesa ajo çfarë bërë Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin, që brenda 2 viteve e shndërruan vendin tonë në kultivuesin më të madh të kanabisit në Europë.

Po Ballës, çfarë i duket shitja e detit që po bëhet nga qeveria e tij, reklamë për mirë apo tradhti dhe baltë.

Nuk kuptohet mirë se çfarë do të thotë baltë për Ballën, ama dihet se e vërteta nuk është baltë, e vërteta është të duash Shqipërinë, që gjerat që janë gabim të përmirësohen.

Këtë ka bërë dhe po bën opozita, madje ka bërë shumë më shumë, ka shkuar në vendet skeptike dhe ka lobuar për Shqipërinë, që të hapen negociatat.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 15:07
Login to post comments