Tahiri jep lajmin e lënies së mandatit, ministrat fillojnë thashethemet

E Enjte, 03 May 2018 16:55

Dorëzimi mandatit nga deputeti Saimir Tahiri nuk I intereson as vetë antëtarëve të PS-së.

Tahiri zgjodhi të flasë nga kryesia e Kuvendit pikërisht në momentin që ministra e deputetët kishin nisur diskutimet në sallë.

E ndërsa Tahiri mbante fjalimin e tij për largimin nga mandati ministrat e Ramës të ulur në foltore ishin të gjithë me telefon në dorë.

Ata nuk dukeshin aspak të përqendruar për të dëgjuar lajmin e ish-ministrit, i cili jo vetëm i ka kapur në befasi, por pasi e dëgjuan këtë lajm ministrat fillua menjëherë thashethemet ndoshta për zëvendësuesin e tij.

Me telefon në dorë duket Gjiknuri, krah tij Lindita Nikolla e Ahmetaj sipër tyre. Në anën tjetër në të njëjtën kohë edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duket se po lexon apo dëgjon, atë çfarë kolegu i tij po komunikonte live.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 18:17
Login to post comments