Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale për çështjen Tahiri.
Menjëherë pas dorëzimit të mandatit nga deputeti, qytetarët filluan të ngacmojnë Ramën me një seri komentesh. Komentet janë postuar pasi Kreu i Qeverisë më parë kishte shpërndarë videon e fjalës së tij të mbajtur në Kuvend ku fliste për llogaridhënien.
Njerëzit i kërkojnë Ramës të dorëzohet edhe vetë, pas dorëzimit të Tahirit.