Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas deklaratave kritike të Saimir Tahirit se numëron bandat në TV. Xhafaj nuk komentoi dorëheqjen nga mandati, por për kritikat tha se nuk u heq asnjë presje atyre që ka thënë. “Nuk kam asnjë koment për dorëheqjen. Nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë deri tani” tha Xhafaj.