Taulant Balla doli si me porosi për të deklaruar në mënyrë të turpshme se dorëzimi i mandatit të Sajmir Tahirit ishte një akt personal, madje madje po i mbllaçiste në mënyrë të atillë fjalitë saqë po bënte sikur s’e njihte Tahirin. Por, ky Taulant Balla që kupton kur një akt është ose jo personal, është ai që numëron rreth 1700 darka nga Il Gusto e deri tek rrethinat e qyteteve dhe plantacionet e hashashit me Sajmir Tahirin dhe shpurën e këtij fundit. Në këto takime dhe marrë parasysh survejimin që i është bërë Tahirit, veçanërisht nga shërbimet e huaja, nuk është çudi që nga zbardhja e ndonjë regjistrimi të dalin bisedat e Ballës për ato pyjet e Librazhdit që jo vetëm prihen pemë, por hapen toka të reja për “sanxhakun e kanabisit”