Pas dorëheqjes së Tahirit, Rama shfaqet i frikësuar. Mbron sërisht ministrin trafikant

E Enjte, 03 May 2018 21:32

Kryeministri Rama ka dalë edhe sot në mbrojtje të ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. I pyetur nga televizioni Klan nëse është penduar që nuk lejoi prokurorinë të arrestojë njeriun që po hetohet nga drejtësia italiane dhe shqiptare për kanabizimin e vendit dhe lidhjet me bandat e narkotrafikantëve.

“A është penduar Rama që nuk lejoi arrestimin e Tahirit 6 muaj më parë?

“Do të veproja njëlloj për kërkesën për arrestim. Ua them sërish se do ta jepnim lejen për arrestim nëse do të kishte një provë të vetme. Lejuam hetimin e plotë, por kërkesa për arrestim ishte ekstreme” tha Rama.

Mbrojtja e Ramës vjen pak orë pas dorëheqjes së Tahirit.

Login to post comments