Video/ Apeli i PD: Refuzoni dhënien e kartave të identitetit, do të përdoren...

Premte, 04 May 2018 11:20

"Prindër, refuzoni dhënien e kartave të identitetit në shkolla se do të përdoren për zgjedhje" Ky është skandali që ka ndodhur së fundmi në shkollat shqiptare, me urdhër të MInistrisë së Arsimit, i cili u denoncua sot nga PD.

Deputetja Albana Vokshi  i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit të sqarojë situatën dhe Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet, ndërkohë që ka apeluar prindërit të mos i japin të dhënat personale.

Përmes një deklarate nga selia blu, deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se formulari i shpërndarë me urdhër të Lindita Nikollës nëpër shkolla është antikushtetues dhe se kundër ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mes të tjerash PD i bëri thirrje qytetarëve që mos të bien pre e këtyre provokimeve pasi të dhënat e tyre do të përdoren për shantazhe dhe blerje vote.

“Mësuesve u është kërkuar nga ministrja e arsimit që të marrin sa më shpejt të gjitha të dhënat personale të prindërve për të plotësuar formularin e shpërndarë nga kryeministria; kartën e identiteti, e-mailet, të dhënat personale të të dy prindërve. Prindërit duhet të plotësojnë sipas urdhrit të paligjshme, të dalë nga zyra e Kryeministrisë dhe projekti është mbajtur i fshehtë. Ne dyshojmë se ato të dhëna do të përdoren në zgjedhje. Që mbrëmë PD e denoncoi këtë akt antikushtetues pasi u njoh me shqetësimi e prindërve. PD verifikimi se në e-mailin e MAS, që brenda datës 10 maj formulari të jetë i plotësuar sipas udhëzimit Urdhri i Ramës dhe Nikollës shkel haptas kushtetutën dhe ligjin për të dhënat personale.”, tha ndër të tjera znj. Vokshi.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 11:39

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...