"Boll më me Tahirin", Kejdi Mehmetaj: Duhet të ishte prapa hekurave...

Premte, 04 May 2018 13:05

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, e cila është edhe nënkryetare e kësaj force politike, ka shprehur indinjatën e saj për faktin që Saimir Tahiri, i cili duhet të ishte prapa hekurave, gjen akoma mundësi të dalë në media. Sipas znj. Mehmetaj drejtësia duhet të veprojë.

“E pamoralshme që njeriu që do duhej të ishte sot pas hekurave për shpërdorim detyre, kriminalizim të vendit, kanabizim të Shqipërisë ka uzurpuar gjithë ditën familjet e shqiptarëve. Nuk mundet t'ju drejtohet qytetarëve njeriu që është kthyer në pengesën e Shqipërisë drejt integrimit Europian. Asnjë sponsorizim i Edi Ramës për ta viktimizuar Tahirin dhe nxjerrë veten të palarë, nuk zë më vend ndër shqiptarë.

Edi Rama të japë dorëheqjen! Drejtësia të veprojë!  Boll më me Tahirin. Turp kush i mundëson kohë, turp kush përpiqet të na e sjellë brenda familjeve tona.

Ps. Thirrje për median: Investojeni këtë kohë për të ndihmuar shqiptarët të largojnë nga familjet vesin e konsumit të lëndëve narkotike që u mësuan Tahiri e Rama të rinjve shqiptarë”, shkruan në postimin e saj në rrjetet sociale, nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputetja Kejdi Mehmetaj.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 13:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...