×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pse nuk u kap peshku i madh Met Kanani në Tiranë?

Premte, 04 May 2018 13:59

Pas deklaratës bombastike të Ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, sot paradite Live në TV se “është kapur një peshk i madh si Met Kanani”, diskutimet për këtë gjë kanë marrë dhenë...

Por në një kohë që Met Kanani u arrestua në Turqi nga policia turke se kishte futur një sasi të konsiderueshme kanabisi në atë vend, të cilën e kishte sjellë nga Shqipëria, në vendin e origjinës ai lëvizte krejtësisht i lirë.

Vetëm pasi e kapën dhe publikuan autoritetet turke arrestimin e tij, emri i Met Kananit, i cili konsiderohej si një prej baronëve të kokainës dhe heroinës në Turqi, nisi të qarkullojë edhe në opinionin shqiptar.

Por sot Ambasadori Lu, e konsiderojë këtë arrestim si një sukses të madh dhe personin e ndaluar në Turqi si një prej peshqve të mëdhenj që i përkasin deklaratave të tij disa kohë më parë.

Lajmi i mirë në këtë mes është që u kap një tjetër trafikant droge, por që si për ironi ishte shqiptar, ndërsa lajmi i keq është se ende nuk është kapur asnjë “peshk i madh” në Tiranë.

Pasi “peshq të mëdhenj” qoftë edhe nga Shqipëria, autoritetet e shteteve fqinje kapin shpesh.

Por edhe nga Ambasadori Lu do të donim të dinim se, përse nuk po bien në rrjetat e drejtësisë shqiptare ende “peshq të mëdhenj”?

Se përse vetëm në Tiranë dhe në Shqipëri “peshqit e mëdhenj” jo vetëm që shpëtojnë nga rrjetat e policisë dhe drejtësisë, por edhe lëvizin të lirshëm dhe të pa shqetësuar nga autoritetet?

Me kë kanë lidhje këta “peshq të mëdhenj” që janë kaq të pa prekshëm nga autoritetet shqiptare, në një kohë që kërkohen nga Interpoli, DEA amerikane, FBI, apo qoftë edhe nga policia shqiptare?

Ashtu si në shumë raste, na del se edhe Met Kanani ka lëvizur në mjaftë raste i lirë në Shqipëri dhe Tiranë, madje që këtej ai dilte lirshëm edhe në vendet e BE-së, duke përdorur pik-kalimet kufitare shqiptare.

Por do të ishte më mirë që një “peshk i madh” si Met Kanani, ose si “kolegët” e tij të ishin kapur edhe nga policia shqiptare, të ishin gjykuar nga drejtësia shqiptare, si dhe të vuanin dënimin në burgjet shqiptare.

Megjithatë deri atëherë le t’u gëzohemi rezultateve të vendeve të rajonit që arrijnë të kapin “peshq të mëdhenj” që u ikin rrjetave të autoriteteve shqiptare./55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...