Berisha: Diplomati dixhital denoncon negociatorin tjetër të faljes së detit të Ditzi Bushatit

Premte, 04 May 2018 18:47

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar  nëpërmjet një statusi në Facebook se Ministri Bushati ka zgjedhur si sekretar  të tij një njeri që nuk punon në të mirë të vendit

Për më tepër, në statusin e Berishës thuhet se sekretari i Bushatit ka patur gjithashtu një post në kohën e regjimit komunist, duke ringjallur luftën e klasave.  “Se cfarë misioni ka në grupin e negociatorëve është mister, por gjithsesi jo në të mirë të Shqiërisë”, thuhet në statusin e Berishës.

Diplomati dixhital denoncon negociatorin tjetër të faljes së detit të Ditzi Bushatit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Qirko njihet per zellin e tij prej spiuni dhe njeriu te lig. Jo me kot Ministri Bushati e zgjodhi sekretar te pergjithshem e qe koleget e Qirkos e therrisnin sekretar i partise. Megjithse punonjes i Ministrise, Qirko beri listen e spastrimeve te kolegeve e ia vuri ne tavoline Bushatit. I beri relacion ministrit per grupin negociator te 2009 dhe i dergoi ne prokurori, packa se ata me pas u shperblyen per "tradhetine" e bere. Si rezultat i spastrimeve te hetuesit bolshevik Qirko ne MPJ ne 2013-2014, Ministria eshte detyruar te paguaje deri tani mbi 270 milion leke demshperblime me vendim gjykate, madje ti ktheje ne pune. Ne Ministri eshte njeriu me i urryer per shkak te zellit prej njeriu te lig dhe spiun. Shume zullume i ka bere me iniciativen e vet duke ia mveshur ministrit Bushati edhe pse ky i fundit ndofta jo gjithnje ka qene ne dijeni. Gjate kohes si Sekretar i Pergjithshem ringjalli luften e klasave me zellin e prokurorit bolshevik. Shkaterroi ligjin e sherbimit me jashte duke demtuar edhe intetesat e kolegeve pasi vete ishte i mbrojtur politikisht. Se cfare misioni ka ne grupin e negociatoreve eshte mister, por gjithsesi jo ne te mire te Shqiperise. Ne Londer merret me cdo gje pervec interesave te shqiptareve. Flitet se merr pagese edhe per bashkeshorten sic eshte parashikuar me ligjin e sherbimit me jashte, por me kusht qe te mos jete ne pune. Ajo qendron ne Tirane e punon si mjeke private.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...