Në komunikimin e Kryeministrit Edi Rama me qytetarët në facebook, pas deklaratës së tij ndaj opozitës, lidhur me dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri ka pasur një debat nga i cili komentuesit i kanë folur Ramës me ironi.
Mes komenteve të shumta, një prej ndjekësve të Ramës në rrjet i shkruan Kryeministrit se deri më tani janë kapur sardele, pasi peshqit e mëdhenj notojnë të qetë në ujëra të ëmbla dhe të kripura.