E turpshme/ Berisha: Rama shpalli javën e Europës në shtëpinë e Hitlerit shqiptar

Saturday, 05 May 2018 13:36

Në një kohë kur Shqipëria pret me ankth nëse vendet anëtare të BE do të japin “OK” në  Qershor që vendi ynë të hapë negociatat, një ngjarja e turpshme ndodhi ditën e sotme.

Dhjetëra komunistë me parulla dhe brohoritje rroftë Enver Hoxha u panë të parakalonin tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Por, një akt më i turpshëm ka ndodhur ditën e djeshme, ku kryeministri Edi Rama zgjodhi vilën e diktatorit Enver Hoxha, për të shpallur javën e Europës në Shqipëri.

Këtë akt të rëndë, e ka denoncuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një status në profilin e tij në Facebook, thotë se Rama bërë këtë përzgjedhje për të rehabilituar atin e tij shpirtëror dhe më këtë rast dhe xhelatëve Kristaq Rama, Spiro Koleka, babait biologjik dhe dajës së tij.

Reagimi i Berishës:

Me Enverin drejt Europes!

Neobllokmeni Edvin Kristaq Rama shpall javen e Europes ne shtepine e Hitlerit shqiptar te Pasluftes!

Te dashur miq, Edi Rama, ne vitin e Skenderbeut nuk zgjodhi Krujen, keshtjellen e saj per te shpallur javen e Europes ne Shqiperi, por ne nje akt malinjiteti dhe perversiteti politik dhe moral zgjodhi me rekomandim te zonjes se zeze Nexhmije Hoxha vilen e ish diktatorit mizor Enver Hoxha per te kremtuar ditet e Europes dhe per ti derguar si paranojak mesazhet e tij Bashkimit Europian.

Keshtu ai organizoj dje nje ceremoni, ne te cilen kishte ekspozuar duke perdhosur edhe librat e shenjte ne shtepine e antikrishtit shqiptar, Enver Hoxhes, te cilin 37 lidere europiane te EDU e cilesuan ne vitin 1991 ne deklaraten e Parisit si Hitleri shqiptar i Pasluftes.

Perzgjedhja e viles se kryekasapit te shqiptareve per te shenuar ditet e Europes kishte si qellim rehabilitimin e atit te tij shpirteror dhe me kete rast dhe xhelateve Kristaq Rama, Spiro Koleka, babait biologjik dhe dajos se tij.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te ulet provokues ndaj shqiptareve dhe mbare njerezve te lire ne Europe dhe ne bote, ftoj shqiptaret te flakim sa me pare kalbesiren e Edvin Kristaq Rames dhe klikes se narkoshtetit te tij! sb /55News.al/

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 10:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...