×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

KE: 62 % e shqiptarëve nuk u besojnë partive politike

Diel, 06 May 2018 10:47

62 % e shqiptarëve nuk u besojnë partive politike në vendin e tyre.

Këto shifra, që janë publikuar nga Komisioni Evropian dhe i referohen të dhënave të janar-nëntor 2017, tregojnë një përqindje të lartë në mesin e shqiptarëve sa i përket besueshmërisë kundrejt partive politike.

Sipas sondazhit, sakaq 36 % e shqiptarëve priren që të besojnë tek partitë politike, e më një përqindje të ulët prej 3 % janë përgjigjur me ‘nuk e di”.

 Kujtojmë se 2017 ishte vit zgjedhor për shqiptarët, në 25 qershor pati zgjedhje parlamentare.

Po të shohim hartën e Evropës në tërësi, shqiptarët duken më besues. Fqinjët tanë italianë kanë një qëndrim kryesues mosbesues, me 83 % e tyre që janë përgjigjur që ‘priremi të mos besojmë’, 13 % e tyre besojnë dhe pjesa tjetër janë përgjigjur ‘nuk e di’.

 Në përqindje të lartë mosbesimi shfaqen edhe shtetasit çekë, përkatësisht 84 % e tyre nuk u besojnë partive politike. Mbi 60 % që nuk u besojnë alternativave politike janë edhe spanjollët, francezët, serbët. Shtetasin e Qipros sakaq udhëheqin Evropën me mosbesimin e tyre ndaj politikës, me 88 %. Me përqindjen më të lartë që besojnë në partitë e tyre politike shfaqen gjermanët, finlandezët dhe turqit.

Në rajon, shqiptarët shfaqen me nota më pozitive e besues të alternativave politikë, teksa raporti tregon se 81 % e serbëve janë mosbesues, 74 % e shtetasve maqedonas janë po ashtu mosbesues,.

Sipas KE, çdo anketë përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë për çdo vend. Raportet publikohen dy herë në vit. Flash Evrobarometrat janë intervista ad-hoc telefonike tematike të kryera me kërkesë të çdo shërbimi të Komisionit Evropian.

Sondazhet e Flash mundësojnë që Komisioni të marrë rezultate relativisht të shpejta dhe të përqendrohet në grupe specifike të synuara, kur dhe kur kërkohet.

Raportet e veçanta të Eurobarometrit bazohen në studime tematike të thelluara të kryera për shërbime të ndryshme të Komisionit Evropian ose institucioneve të tjera të BE-së dhe të integruara në valët e votimit të Eurobarometrit Standard.

Capture 6

Capture 5

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 10:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...