Një ditë pas 5 majit, deputeti i LSI-së: Jo prej pakujdesisë por prej hipokrizisë

Diel, 06 May 2018 19:10

Vetëm një ditë pas 5 Majit, ditës së Dëshmorëve, nënkryetari i LSI-së dhe deputeti Luan Rama ka reaguar përmes një statusi në “Facebook”.

Ai thotë se shumë prej varrezave të dëshmorëve, monumente e lapidarë në nderim të tyre, janë të dëmtuara, të prishura dhe pa përkujdesje.

Në publikimin e tij përfshihet edhe vendin ku ka rënë Qemal Stafa i cili ndodhet në një gjendje jo të mirë, ndërsa i bën thirrje kreut të Bashkisë së Tiranës që të marrë masat dhe të programojë rivitalizimin, mbrojtjen dhe administrimin e të gjitha vendeve të shenjta të heroizmit popullor.

Postimi i plotë:
Një ditë pas 5 Majit!

HIPOKRIZI DHE FYERJE!

Një ftesë publike për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Dje, më 5 maj, atdheu nderoi të rënët, në ditën e kujtimit e të nderimit të tyre!
Pa zhurmë, pa bujë, në heshtje, me dhembje, me mall e me krenari, mijëra qytetarë në të gjithë Shqipërinë, shkuan pranë varreve të dëshmorëve, shkuan pranë monumenteve e lapidarëve përkujtimorë!
Shkuan dhe nderuan veprën e tyre, sakrificën sublime, gjakun e të rënëve për lirinë e atdheut!
Shkuan edhe autoritetet shtetërore; Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministra, deputetë, prefektë e plot ofiqarë të tjerë!
Mirëpo, për turpin e ofiqarëve të shtetit, shume prej varrezave të dëshmorëve, monumente e lapidarë në nderim të tyre, janë lënë si mos më keq; të dëmtuara, të prishura, të lëna mes ferrave e në jo pak raste edhe mes plehrash, pa përkujdesje, pa respektin që meritojnë shenja të tilla të veçanta të historisë sonë!
Nuk është prej pakujdesisë, është prej hipokrizisë, është fyerje e qëllimtë!
Ndaj, duke marrë shkas prej shqetësimit që më kanë përcjellë disa gjimnazistë të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ku ka rënë Qemal Stafa, po e ftoj publikisht kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që të programojë rivitalizimin, mbrojtjen dhe administrimin e të gjitha vendeve të shenjta të heroizmit popullor, të luftës e sakrificave partizane në veçanti, për t’i shndërruar ato ( monumentet, lapidarët, shtëpitë me histori, pllakat përkujtimore etj), në referenca të biografisë së kryeqytetit e në pika takimi me historinë tonë!
Sepse, nëse në stendat e bunkartit pranë Ministrisë së Brendshme, “Heroi i Popullit” Asim Aliko është vënë poshtë këmbëve të kriminelit Hamit Matjani, të paktën pllaka përkujtimore e vendosur aty ku ra heroikisht “Heroi i Popullit” Qemal Stafa, të mos jetë sfondi i një vitrine ku shitën këpucë!
E teksa shoh këtë foto të pllakës përkujtimore në vendin ku ra Qemal Stafa, m’u kujtua një poezi ndër ato shumë që i kushtohen atij:

Qemal,
Me emrin tënd,
Atdheu peshon mallin,
Për të rënët!…

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 19:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...