Në ambientet e presidencës është hapur ekspozita e artistit nga Librazhdi, Gëzim Hidri, i cili njihet ndryshe si mjeshtër i gdhendjes së gurëve.
Kjo ekspozitë ka plotë 37 punime, ku mes tyre ndodhet edhe mozaiku i presidentit rus të Çelsit, Roman Abramoviç.
Një ndër vizitorët e ekspozitës, e cila u mbyll sot ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka vëzhguar me kujdes të gjitha punimet e Hidrit.
Duhet theksuar fakti se vizita e deputetit të Librazhdit erdhi menjëherë pas thirrjes që Hidri i bëri në emisionin e së premtes, “Zonë e Lirë”, ku tha se do ta mirëpriste deputetin në ekspozitën e tij.
Fakt që tregon se ai ka shkuar në ekspozitë për sy e faqe pasi “ftesa” iu bë publikisht.