Zyra e propagandës e qeverisë vijon me mashtrimet e mëdha për shqiptarët. Rama nga Kukësi në fakt nuk bisedoi me qytetarë të zakonshëm por me vartësit e tij. Partia Demokratike ka zbardhur listën e zyrtarëve të drejtorive shtetërore që kanë dalë sot dhe kanë biseduar me Edi Ramën në një takim online, pasi kryeministri nuk shkon dot në Kukës.
Sipas PD-së, takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës.
Reagimi i plotë i PD-së:
Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me precedentë kriminalë. Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.
Jaho Hoxha - Drejtor i Postës Kukës
Agron Hoxha - Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik
Fadil Morina - Drejtoria e Shëndetit Publik
Shpresa Kërxhaliu - Nëndrejtoreshë e Gjimnazit
Manushaqe Muça - Mësuese
Afrim Hoda - OSHEE
Ledian Halilaj - Zyra Punës
Skënder Ahmeti -DAR
Çlirim Spahiu - Drejtoria e Transportit Rrugor
Azem Elezi -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual
Besart Tota -Drejtor i IKMT-së