Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, një grupim artistësh e qytetarësh kundër vendimit të qeverisë për prishjen e godinës së teatrit, do të organizojë sot, më 7 maj, diskutimin publik të radhës në mbrojtje të Teatrit.
Në orën 19:00, përpara Teatrit Eksperimental, artistë dhe qytetarë do të takojnë deputetë dhe këshilltarë të Bashkisë për të diskutuar mbi mundësitë e ruajtjes së godinës së Teatrit Kombëtar, të cilën Qeveria Rama synon ta prishë.
Një ftesë i është drejtuar edhe ministres së Kulturën, Mirela Kumbaro, ftesë të cilën ajo nuk ka denjuar ta pranojë.