×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk mban më, qytetari i shkon Ramës në takim me qesen me ilaçe

Tuesday, 08 May 2018 18:10

Një qytetar i Laçit ka shkuar në takimin me kryeministrin Edi Rama me një trastë plot me barna, duke u ankuar se nuk rimbursohen më dhe tashmë i kushtojnë plot 215 mijë lekë.

Qytetari ka thënë ka Hepatit B dhe ka bërë ndërhyrje në zemër, duke e patur të pamundur të punojë, ai s’ka sesi të paguajë për barnat që nuk i rimbursohen më.

Por Rama, që dy ditë më parë ka lëshuar një urdhër për kufizimin e listës së barnave të rimbursueshme, i ka thënë se lista në fjalë “ka krijuar konfuzion” dhe “do pak kohë sa të ambientohen” autoritetet përkatëse.

DEBATI:

Qytetari: Hepatit B, kjo ishte bërë 215 mijë lekë. Unë jam i papunë, kam bërë ndërhyrje nga zemra, nuk më lejohet më të punoj. Tani unë 215 mijë lekë nuk i marr më dot këto.

Rama: Ça të thanë që kanë dalë nga lista e rimbursimit?

Qytetari: Po kanë dalë

Rama: Mirë, ka disa ditë që është miratuar lista e re dhe ka njëçik konfuzion

Qytetari: Mos qeshni se e kam nga shëndeti

Rama: Po le të qeshin njëcikë

Rama: Është një llok konfuzioni që është krijuar nga lista e re

Qytetari: Kam edhe ilaçet e zemrës

Rama: O zotëri, pas mbledhjes unë nuk do iki pa i sqaruar ilaçet me ty

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...