Spektakli i radhës i Ramës në Lezhë!

Tuesday, 08 May 2018 21:02

Degjesa publike e Ramës në Lezhë ishte pjesa tjetër e mashtrimeve të radhës pa u afruar asgjë konkrete qytetarëve lezhianë.

Gjatë dëgjeses ai përseriti vetëm fjalët do bejmë.....do bëjmë ....... dhe asnjë fjalë çfarë kemi bërë.
U duk se pas 5 viteve pushtet e në qeverisje, të ishte në opozitë dhe në pragzgjedhjesh duke ju premtuar qytetarëve programin opozitar dhe jo llogaridhënie si qeveri.
Deklaroi se Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj ka shtruar rrugë ,por na la borxhe.
A është rritur borxhi nën drejtimin tuaj në këto 5 vite Z.Rama????
Sa metra rrugë janë shtruar në Lezhë nën drejtimin tuaj në këto vite??
A e keni përmirësuar cilësinë e rrugëve nacionale dhe ku????
Shendetësia falas ke 5 vite që u thua lezhianëve dhe se gjendja në spitale ka ndryshuar totalisht nga kjo qeverisje.
Gabohesh ,se në spitale të semurët nuk gjejnë medikamente por i blejnë nga xhepi i tyre ,por ka nje ndryshim pasi familjarët duhet të paguajnë për të afërmit e tyre nga trau i vendosir me pagesë sa herë hyjnë në spital ose të gjobiten nga policia për parkim të gabuar.
U hap panairi i punësimit në qendër të qytetit, ku e vetmja punë për lezhianët e varfër është fabrika e peshkut dhe zorrëve.
Punëtorët lezhianë ,familjarët e tyre,moshat e reja po largohen çdo ditë nga Shqipëria ,shumë prej tyre po punojnë në Mal të Zi për 15-20 euro, kur para disa viteve punonin në Shqipëri.
Sa herë ke premtuar në Lezhë që do rregulloj rrugën hyrëse në Shengjin,kur tani fillon edhe sezoni turistik.
Cilat kanë qenë investimet e qeverisë në bujqësi dhe blegtori,apo i ke lënë kur të ndergjegjësohen bujqërit për të bashkuar tokat bujqësore??
Deri kur do vazhdosh të tallesh me njerëzit dhe tu heqësh të drejtën e fjalës së lirë????
Je futur në fushatë pa program ,po qeveris pa program e do largohesh nga pushteti pa program.
Fatkeqësi!!!!!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...