Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi është nga ata politikanë që di të nisë projekte vetëm kur afrohen zgjedhjet vendore.
Por asnjëherë projektet që ai nis apo premtimet që bën gjatë fushatës nuk janë mbajtur.
Edhe këtë herë ai ka nisur një projekt për rikonstruksionin e rrugës së Pojanit.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë kryetari i Bashkisë së Fierit, duke thënë se ky është një lajm i mirë për vizitorët e Parkut Arkeologjik Apolonia.
Sipas disa informacioneve që kemi marrë rezulton se kemi të bëjmë vetëm me një përmirësim të infrastrukturës, fakt ky i cili e vërteton paraprakisht gënjeshtrën e kryebashkiakut të Ramës.