×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

DONALD LU U THOTE SHQIPTAREVE SE DO ARRESTOHEN PO U NGRITEN NE PROTESTA TE DHUNSHME

E Enjte, 05 Prill 2018 21:20

Ambasadori amerikan Donal Lu e tha qartë mendimin e tij mbi mosbindjen civile që ka nisur opozita e bashkuar shqiptare, kundër taksave të larta të qeverisë.

Mosbindje që konsiston në bllokimin e rrugëve në disa nga akset kryesore. I ftuar në “Opinon”, shefi i diplomacisë amerikanë tha se nëse bën thirrje për të mos paguar taksa dhe për të bllokuar rrugët, opozita duhet të jetë e përgatitur për pasoja ligjore. Ai mori shembull SHBA-të për të thënë se si atje, në raste të mosbindjeve civile, personat kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.

Blendi Fevziu: Por reagimi i opozitës në vend, Ambasador, PD dhe LSI, kanë bërë thirrje për mosbindje civile. Nuk është hera e parë në fakt, edhe në 2016 bënë thirrje për një protestë të tillë. Çfarë mendoni për këtë vendim të opozitës?

Ambasadori Lu: Në çdo demokraci, njerëzit duhet të ngrenë zërin. Po ashtu, kanë të drejtë që në mënyrë paqësore të mos lejojnë qeverinë e tyre të kryejë abuzime, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Nëse do të bllokojnë rrugë, të mos paguajnë taksa, apo të bëjnë veprimtari të tjera të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore. Shtetet e Bashkuara kanë një traditë të gjatë me mosbindjen civile, por ata persona, ata protestues kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.

Blendi Fevziu: Opozita mendon se qeveria nuk dëgjon për asgjë. Gjërat që kërkojnë ata janë gjëra që kërkojnë njerëzit. Çfarë mendoni në këtë rast? Sepse kemi një përplasje të madhe për këtë: opozita thotë se qeveria nuk reagon ndaj kërkesave të njerëzve dhe qeveria thotë se opozita po përdor disa probleme lokale për të luftuar qeverinë.

Ambasadori Lu: Kam parë që Edi Rama ka bërë thirrje për dialog në këtë rast. E mbështes këtë. E mbështes zgjidhjen e kësaj çështjeje me dialog. Opozita ka thënë s’ka dialog nëse nuk lironi njerëzit nga burgu. Epo, të shohim nëse do ndodhë kjo. Mendoj se tani ka një çështje ligjore kundër personave që dogjën kabinat e toll-eve. Nuk e di nëse Edi Rama mund që thjesht t’i thotë gjykatës të lirojë njerëzit nga burgu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...