Holandezët i përgjigjen Ruçit dhe Ramës: Të shqetësuar për drogën, jo për këngët e futbollin

Premte, 11 May 2018 10:44

Gazeta më e madhe holandeze, “De Telegraaf,” në një shkrim në lidhje me vizitën e delegacionit holandez në Tiranë shkruan mbi sulmet të kryeministrit Edi Rama ndaj këtij delegacioni.

Por edhe pse Rama thotë se holandezët nuk janë informuar për gjysmë dite vizitë në Shqipëri, duket se ata i dinë gjërat pasi janë të shqetësuar edhe për largimin e Besim Hajdarmatajt. Ata i përgjigjen indirekt edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që tha se Shqipëria ka tre përfaqësues në Eurovizion dhe personazhe të njohur në futbollin europian.

‘Në delegacionin holandez ka shqetësime të mëdha për lajmet e fundit nga Shqipëria dhe kjo ka të bëjë pak me futbollin dhe këngët. Prokurori që shqyrtoi një ish-ministër, u mënjanua. Vëllai i një ministri, që është dënuar në Itali për trafik droge, nuk po ekstradohet, sipas mediave vendase. Qeveria holandeze më parë ka treguar se Shqipëria nuk është gati për pranim’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...