Nikolla vazhdon të kërcënojë nxënësit: Sillni ID e prindërve ose....

Premte, 11 May 2018 15:19

Ditën e djeshme, në një nga shkollat e periferive të Tiranës, tabela është mbushur sërish. Mësuesja kujdestare ka kërkuar, midis të tjerash sërish kartën e identitetit të të dy prindërve për çdo nxënës, ose një fotokopje të saj.

Në shkollën 9-vjeçare në periferi të Tiranës, mësuesja kujdestare i ka thënë nxënësve të klasave të 9 ta, se në qoftë se ato nuk sjellin kartën apo fotokopjen e kartës së ID të prindërve, atëherë për ta do jetë e pamundur fillimi i gjimnazit, pasi nuk do të pajisen me dëftesën e mbarimit të klasës së nëntë. A është ky një kërcënim i ri i ministres Nikolla?

Pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Berisha, se Lindita Nikolla po mbledh kartat e identitetit të prindërve dhe shqetësimin e këtyre të fundit se për çfarë i do ministrja  kartat e identitetit  .

Prindërit hedhin dyshime se mos kartat do të klonohen për zgjedhje.

Ky urdhër i Ministres Nikolla, është jo transparent, i paligjshëm dhe abuziv, -kanë thënë deputetët e partisë Demokratike duke informuar njerëzit që legjislacioni në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e tyre pa ditur qëllimin, dhe duke  i kërkuar Ministres Nikolla të japë sqarime kush ka kërkuar të dhëna që me ligj konsiderohen private dhe për cilën arsye?

Pas denoncimit të Partisë Demokratike  për arsyet e fshehura që qëndrojnë pas dorëzimit në shkolla, të të dhënave të kartave të identitetit të prindërve të nxënësve, ka reaguar Ministria e Arsimit duke e tërhequr vendimin me një argumentim qesharak. Në një njoftim të MASR u tha se kjo po bëhej për transparencë dhe llogaridhënie të stafeve të shkollave kundrejt prindërve, dhe tërhoqi kërkesën për ti marrë numrin e kartës së identitetit prindërve.

Por , edhe pse ka gënjyer haptazi shqiptarët, Nikolla vazhdon ti mbledhë kartat  e identitetit të prindërve.

Pse ministrja gënjeu që do të tërhiqej nga kjo kërkesë dhe përse e rifilloi sërish mbledhjen e t dhënave?

Diçka është e qartë: Nikolla diçka po kurdis, sepse nëse do të bëhej kjo për arsye transparence, edhe vetë procesi do të kishte qenë transparent: llogaridhënia do kishte filluar së pari tek prindërit, fëmijët e të cilëve janë “kërcënuar” me mos pajisje të dokumenteve që vërtetojnë mbarimin e shkollës. Nikolla është seriozisht një ndrikull ...

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...